價格:免費
更新日期:2019-07-16
檔案大小:18M
目前版本:1.0.1
版本需求:Android 4.1 以上版本
官方網站:https://www.facebook.com/kliton.lila
Email:kliton.lila@gmail.com
聯絡地址:RRUGA Fan Noli 340 , Tirana , CAP 1001
Jeta e Profetit
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
? ???? ????? ??? ?? ???? ?????
] Shqip – Albanian – ??????]
Lejla Azzam & Aishe Gouvernuer
Përktheu: Vullnet Poshka
JETA E PROFETIT
MUHAMED
Nga
Leila Azzam dhe Aisha
Gouvernuer
JETA E PROFETIT MUHAMED 2
Përmbajtja
Si filloi e tërë kjo……………..……………….…………..…………………….3
Fëmijët e Ismailit9
Premtimi në Zemzem11
Elefanti refuzon të lëvizë 13
Lindja e të Dërguarit (s.a.v)15
Koha me Halimenë 17
Fëmijëria jetime 19
Martesa e të Dërguarit (s.a.v.) 22
Ardhja e ëngjëllit Xhibril 25
Muslimanët e parë27
Trazirat fillojnë 30
Mbreti që besoi33
Vrazhdësia e kurejshëve37
Viti i hidhërimeve40
Israja dhe Mi’raxhi42
Marrëveshja e Akabes45
Hixhreti47
Arritja në Jethrib51
Beteja e Bedrit53
Uhudi — Disfata vjen nga mosbindja 58
Beteja e Hendekut. 63
Marrëveshja e Hudejbijes68
Ftesa72
Hyrja në Mekë 78
Mësimi i mburrjes në luginën e Hunejnit82
Tebuku sprova e besimit. 85
Haxhi i Lamtumirës89
Vdekja e Pejgamberit (s.a.v.)93
Pamja dhe tiparet e Pejgamberit (s.a.v.)96
Agjërimi vullnetar i Pejgamberit (s.a.v.) 100
Të lexuarit e Kuranit nga ana e Pejgamberit (s.a.v.) 100
Përulësia e Pejgamberit (s.a.v.) 101
Sjelljet e Pejgamberit (s.a.v.) 101
Ëndërrimi i Pejgamberit 102
Familja e Pejgamberit (s.a.v.) 102
Bashkëshortet e Pejgamberit (s.a.v.)102
Fjalorthi 104
JETA E PROFETIT MUHAMED
Nga
Leila Azzam dhe Aisha Gouvernuer
Si filloi e tërë kjo
Para afër katër mijë vjetësh, në qytetin Sumer Ur, në luginën e lumit Eufrat,
jetonte një djalë që quhej Ibrahim. Në fillim banorët e Urit e adhuronin Zotin
mirëpo me kalimin e kohës, ata e harruan fenë e tyre të vërtetë dhe filluan të
adhurojnë idhujt e ndryshëm, skulpturat e bëra nga druri apo argjili e disa
herë edhe gurët e çmuar.
Edhe pse ishte i vogël Ibrahimi nuk mund të kuptonte se për ç’arsye populli i
tij, e veçanërisht i ati, sendet te cilat i krijonin me duart e veta i quanin zota,
e pastaj edhe i adhuronin. Ai çdo herë refuzonte që, së bashku me të tjerët, t'i
respektojë keto skulptura. Ne vend te kesaj ai e lëshonte qytetin dhe i
vetmuar mendonte mbi qiellin dhe botën rreth tij. Ai ishte i sigurt se populli i
tij gabonte dhe kështu i vetmuar e kërkonte rrugën e drejtë. Një natë të
kthjellët duke shikuar qiellin, ai pa një yll shkelqyes shumë të bukur, aq të
bukur saqë klithi: "Ky duhet të jetë Allahu!"
Për një kohe ai e shikoi yllin me admirim, derisa papritmas filloi të zbehet
dhe të zhduket. Ai përsëri iu kthye dëshpërimit duke thënë:
“Unë nuk i dua ata që humbin”
(El En’am: 76)
Një natë tjetër, Ibrahimi përsëri shikonte qiellin dhe pa hënën aq të madhe e
aq të ndritshme që ngrihej në qiell dhe sakaq mendoi se mund ta prekë atë.
Ai tha në vetvete:
“Ky është Zoti im”
(El En'am : 77)
Pas pak kohe hëna perëndoi. Atëherë ai tha:
“Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.”
(El En’am: 77)....vazhdon
Privacy
https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html
Mail kliton.lila@gmail.com
Facebook https://www.facebook.com/kliton.lila